Haradinaj: Patericë e Thaçit, është LDK’ja e jo unë
05 shtator 2018
| 21:45
Me iniciativën për emërimin e ekipit qeveritar për negociata, kryeministri Ramsuh Haradinaj u quajt nga opozita “patericë” e presidentit Hashim Thaçi.
Haradinaj është kundërpërgjigjur, duke thënë se nuk mund të jetë ai “patericë” e Thaçit kur nuk ishte ai që ia bëri kuorumin dhe e votoi për president.
“E kuptoj kompleksin e tyre ndaj Thaçit. Unë nuk kam votuar për Thaçin, gjysma e opozitës ja kanë bërë kuorumin, nëse ka patericë të Thaçit atëherë është LDK”, ka thënë Haradinaj në KTV.