Haradinaj: PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion se si të ecin drejt zgjedhjeve

28 mars 2024 | 10:52

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një deklarimi për medie në hollin e Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se kjo parti ende nuk e ka caktuar kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Haradinaj thotë se nuk janë si PDK-ja me ia mbajt agjendën Kurtit rreth datës së zgjedhjeve.

Sipas tij, njëherë duhet të vendoset se si të shkohet në zgjedhe e jo të flitet për datën e mbajtjes së tyre.

“Po duhet të shkarkohet qeveria, e mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka shumë rëndësi. Unë po dëgjojë z. Krasniqi po i propozon data Kurtit. Ne së pari duhet ta definojmë mënyrën se si të shkojmë në zgjedhje, pra data pason pas procesit, njëherë duhet të shkarkohet qeveria Kurti. Para se të flasim për datën, ne duhet të flasim për mënyrën se si shkojmë në zgjedhje. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë. Kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejt me shpërndarje të Kuvendit që kërkon 2/3-at është kryesisht agjenda e Kurtit, që i bie se PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion me Kurtin për mënyrën se si me ecë përpara drejt zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…