Haradinaj: Peja meriton më shumë, Rrustem Berisha është zgjidhja që duhet
03 tetor 2021
| 19:37
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një set të fotografive nga aktivitetet e tij bashkë me kandidatin për kryetarë të Pejës, Rrustem Berisha, të zhvilluara në këtë qytet.
Ai ka paraqitur disa takime, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune, vizita në familje dhe biznese.
“Peja meriton më shumë se sa që ka. Rrustem Berisha është zgjidhja që duhet!” – ka shkruar Haradinaj në një postin në “Facebook”.
AAK-ja ka qeverisur në Pejë në vitet 2007 – 2013, kurse për këto zgjedhje ka kandiduar ish-ministri i Mbrojtjes z.Rrustem Berisha.