Haradinaj për 19-vjetorin e AAK-së: Aleanca mbetet e angazhuar për shtet të fortë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 19-vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se qe nga themelimi, AAK-ja mbetet e angazhuar për shtet të fortë dhe kohezion shoqëror e kombëtar.
“Sot 19 vjet, si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, u nisem bashkë për më shumë pluralizëm e debat, duke i dhënë alternativa dhe zgjidhje politike vendit. I qëndruam besnikë përpjekjeve për shtetkrijim dhe pas pavarësisë kemi shërbyer si vlerë e shtuar e demokracisë sonë të re. Në aleancë me qytetarin e Kosovës, AAK mbetet e angazhuar për shtet të fortë dhe kohezion shoqëror e kombëtar. Mirënjohës të gjithë atyre me të cilët rrugëtuam bashkë përgjatë këtyre viteve dhe që besuan në vlerat dhe vizionin e Aleancës. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/