Haradinaj për aksidentin në Pejë: Për fat asnjë person s’është në rrezik jete

05 maj 2018 | 16:37

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas aksidentit të autobusit në Dedesh të Pejës ka thënë se është fat i mirë që asnjë nuk është në rrezik për jetë.

Në një postim në profilin e vet në “Facebook”, Haradinaj ka bërë të ditur se pasi ka marrë vesh për aksidentin ka dërguar zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha në spital për të parë gjendjen nga afër.

Ky është postimi i Haradinajt:

Me vëmendje po i përcjellë të gjitha zhvillimet në Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen personat e lënduar pas aksidentit të autobusit në Dedesh të këtij qyteti.

Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetsisë z. Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete.

Falenderoj personelin e Spitalit Rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe profesional për tu dalë në ndihmë të aksidetuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pak më parë…