Haradinaj: Për Amerikën e lëshoj postin e kryeministrit, por taksën nuk e heqi
01 mars 2019
| 22:31
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nëse SHBA-ja kërkon nga ai të heq dorë nga posti i kryeministrit, do ta bënte një gjë të tillë, por heqjen e taksës nuk do ta bënte as me kërkesën e aleatit kryesor të Kosovës.
Haradinaj ka pohuar se nuk e ngre dorën me asnjë kusht për të hequr taksën ndaj Serbisë, ndërsa pozitën do ta linte nëse ia kërkon Amerika.
“Po të vije amerikani e të më thotë, ‘Ramush, a po e lëshon detyrën’, unë largohem. Por nuk e çoj dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëj”, ka thënë ai në një intervistë për “RTK”.