
Haradinaj: Ata që ikën të turpëruar në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë
06 prill 2025
| 19:43
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për arrestimin e disa pelegrinëve serb në Gjakovë e Prizren.
“ta që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye.
Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës.