Haradinaj për Çakorrin: Arritëm ta mbrojmë tokën tonë
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot ka vendosur lule pranë varrit të Zeqir Dreshajt, i cili sipas kryeministrit ishte njeriut që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës.
“Në nderim të Zeqir Dreshajt, njeriut që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës. Ky nderim është zotim se amaneti i bacës Zeqë do të jetësohet. Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që Komisionet Ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/