Haradinaj për deklaratën e Aliut: Kosova dhe Shqipëria janë të përjetshme

01 dhjetor 2023 | 16:01

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se Republika e Kosovës është projekt i përkohshëm.

Haradinaj ka thënë se ministri Aliu ia ka arritur qëllimit me këtë deklaratë, duke e larguar vëmendjen nga temat tjera.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë të përhershme.

“Liburn Aliu ka arritur qëllimin që me largu vëmendjen nga temat tjera. Kosova dhe Shqipëria janë të përjetshme, shqiptarët janë të përhershëm”, ka thënë Haradinaj për “lajmi.net”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në fshatin Cërmjan i është dhënë lamtumira e fundit…