Haradinaj për demarkacionin: Nuk heqim dorë nga asnjë metër
08 shkurt 2018
| 19:14
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se ky subjekt politik nuk ka hequr dorë nga qëndrimet e saj lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
“Nëse flasim për demarkacionin po i dëgjoj duke thënë jo kanë heq dorë ose nuk kanë heqë dorë. Presionin publik po e shihni, nuk është e vërtetë që dikush po heq dorë. Nuk do të heqim dorë nga asnjë metër, por natyrisht që duhet t’i bashkojmë fuqitë për t’i dhënë drejtim… Askush nuk po thotë me ia dhënë as Kullën as Çakorrin, por një zgjidhje duhet për ta gjetëur se nuk mundemi për të shkuar deri në pafundësi”, ka deklaruar gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.