Haradinaj për demarkacionin: Po bëjmë përpjekje që të jemi unik
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se janë duke punuar për t’i arritur votat e nevojshme për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Jemi në seancë, jemi në punë e sipër që të jemi unik. Pra po bëjmë përpjekje që të kemi numrin e nevojshëm për ta votuar”, ka thënë Haradinaj.
Sa i përket votave të deputetëve të Listës Serbe, Haradinaj ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik janë në ndërtesën e Kuvendit dhe pritet që të marrin pjesë në seancë.
Ai ka treguar se tani Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, në mënyrë që anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ta procedojnë në Kuvend draft-ligjin për demarkacion, i cili përmban edhe dakordimin që koalicioni qeverisës ka arritur me LDK-në për ta votuar këtë marrëveshje.