Haradinaj për demonstratën e 11 marsit: I dha drejtim kauzës për liri
11 mars 2023
| 13:04
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, ndërsa tha se prej asaj kohe e deri tek lufta e UÇK-së, asnjëherë nuk rreshti rezistenca për liri.
Haradinaj ka thënë se demonstrata e 11 marsit të vitit 1981, u pasua nga kryengritje gjithë popullore.
“42 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri. 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të pasonte në kryengritje gjithë popullore. Që nga ajo kohë e deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.