
Haradinaj për dialogun: Kurti le të japë sqarime, mos ta ndjekin gazetarët në traktor
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e sotme parlamentare, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti që të japë sqarime rreth çështjes së dialogut.
Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe për atë që po quhet dokumenti franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin ai ka thënë se, sipas tij, ky nuk dokument nuk ekziston.
Më tutje në fjalën e tij, kryetari i AAK-së, ka kërkuar përsëri sqarime nga Kurti, duke thënë se, ky i fundit duhet të tregojë se a janë shumë dokumente apo veç je.
“Kryeministri nëse nuk e bën konsultimin, është kah del nga obligimet e veta. Ka diçka që është shumë me rëndësi, ajo çka i thuhet opinionit. Kryeministri duhet të jap sqarime në parlament, jo me e ndjekur gazetarët në traktor. Me i tregu qytetarëve çka janë këto dokumente, me ardhur në Parlament me thanë kështu qëndron puna. Sipas meje nuk ka dokument franko-gjerman dhe është loja e njohur e kuzhinave të caktuar. Ka vetëm një dokument, sipas meje, dhe ai është amerikano – evropian. Duhet me i tregu Kosovës, a janë shumë dokumente, apo veç një. Unë e di që është vetëm një”, ka thënë Haradinaj.