Haradinaj për Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën: Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës
27 qershor 2018
| 20:23
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë ngritur flamurin e Kosovës në piedestal.
“Vajzat e arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, e kanë ngritur sërish flamurin e Kosovës në piedestal, në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës! Krenar me ju”, ka shkruar ai në një postim në profilin e vet në “Facebook”.
Xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë rrëmbyer medalje të arta në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.