Haradinaj për festën brenda Speciales citon Thaçin: Mendjen s’mund të na robërojnë asnjëherë

18 shkurt 2025 | 18:50

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” duke folur për Gjykatën Speciale, tha se ajo shkel të gjitha të drejtat e njeriut, sipas tij edhe ato më elementare.

Haradinaj gjithashtu foli edhe për festën e Pavarësisë brenda Speciales, duke cituar një shprehje të ish-presidentit Hashim Thaçit.

“Ndjenja e të festuarit në burg, në burgun klasik nuk mund të ndihet asgjë mirë, por ne nuk ishim në një burg tamam burg, por ne ishim të burgosur politik dhe mendoj që edhe sot e tutje janë të burgosur politik”.

“Të jesh i burgosur politik në shekullin 21, nga një gjykatë që e quan veten elitare, që është formuar për elitare dhe që do ta ndajë drejtësi të paanshme e njëkohësisht është një gjykatë e cila shkel të gjitha të drejtat e njeriut edhe më elementare. Të drejta të njeriut të cilat nuk i ka shkelur, ose të them rrallë i kanë shkelur edhe gjykatat e ish-Jugosllavisë”.

“Sa i përket ditës së Pavarësisë, mund ta them një shprehje të Hashimit që tha “ata kanë mujt me na burgos fizikisht, trupin, por mendjen s’mund të na robërojnë asnjëherë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, gjatë një konference ka treguar…