Haradinaj për festën e Pashkëve, viziton familjen e Tomë Hajdarajt
21 prill 2019
| 14:47
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Pashkëve, të dielën ka qëndruar në familjen e Tomë Hajdaraj, si dhe ka bërë homazhe të varri i tij.
“Për t’i uruar për festën e Pashkëve, sot qëndrova në Palabardh të Gjakovës, në familjen e mikut tim të ndjerë, Tomë Hajdaraj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/