Haradinaj për Gërvallën: Kjo patriotja në mikrofon e ka nënshkru faljen e tokës së Manastirit

31 janar 2025 | 22:04

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka komentuar deklaratën e Donika Gërvallës, e cila në një tubim elektoral e quajti Ramush Haradinajn gjeneral të vetshpallur.

Haradinaj në emisionin Pressing në T7 thotë se “ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO’s”.

“Kjo zoja na njeh mirë –  Sa për gjeneral, ndoshta kësaj i bojnë përshtypje, gjeneral që i ka gradu Millosheviqi, po mu nuk më bëjnë përshtypje. Ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO’s.

Nuk më vjen mirë kur e dëgjoj këtë zojën, me këtë gjuhë, kjo ka fol edhe në Pejë, edhe më ashpër”.

Tutje, Haradinaj ia kujtoi Gërvalles se si me një nënshkrim fali tokën e Manastirit të Deçanit.

“Me ja kujtu kësaj zojës, pikërisht kjo zoja që po shet patriotizëm në mikron në Decan, është nënshkruesja e faljes së tokës së Manastririt, para 11 muaje. Mas 25 vjete rezistencë të Deçanit, e kryetarit të Komunës që kemi rezistu mos me ju dhon ajo tokë se është zemra e qytetit. Edhe kjo e ka nënshkru në 5 minuta në 12 të natës. Në emër të asaj që Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës, gjë që s’ka ndodh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Forumit Intelektual dhe kandidati për deputet, Artan Nimani…