Haradinaj për gjendjen në veri: Përkrahje për institucionet që po mbrojnë ligjin

25 shtator 2021 | 17:41

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj provokimeve që po ndodhin nga serbët në veri të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se pavarësisht si janë zhvilluar gjërat dhe si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodhë në veri të vendit është e papranueshme.

“E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit. Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Tutje kreu i AAK-së ka bërë thirrje që Brukseli të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pompat e benzinës të BP-së britanike dhe ExxonMobil- it amerikan…