Haradinaj për grevën: Qeveria po e dobëson sistemin publik

02 shtator 2022 | 14:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika në drejtim të qeverisë lidhur me situatën e krijuar si pasojë e grevës.

Sipas tij, qeveria është në agjendën e Serbisë duke e dobësuar sistemin publik në vend. Haradinaj vlerëson se dalja nga kjo gjendje është rritja e pagave.

Haradinaj  u ka jap të drejtë grevistëve, derisa ka kritikuar qeverinë për mosrritjen epagave.

“Qeveria është gabim këtu. Qeveria është në agjendën e Serbisë në këtë rast, kam dëgjuar njerëzit qe kritikojnë sindikatat qe janë në agjendën serbe, qeveria është në agjendën e Serbisë sepse po e dobëson krejt sistemin publik duke mos rritur pagat që një kohë të gjatë, është gabim dhe mendoj qe dalja nga kjo gjendje është rritja e pagave”, ka thënë Haradinaj për “Kosovapress”.

Sipas Haradinajt, Kosova vihet në shërbim të agjendës së Serbisë nëse pranon që në dialogun e Brukselit të shkohet me marrëveshje një nga një.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se duhet të ketë marrëveshje të plotë me të gjitha temat e përfshira.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet t’i ikë praktikës së marrëveshjeve një nga një meqë sipas tij është e rrezikshme për vendim ndërsa shton se kjo është strategji e Serbisë për të arritur tek formimi i Asociacionit.

“Strategjia e Serbisë është marrëveshje një nga një për të arritur të asociacioni, ky është një rrezik për Kosovën… Është mirë të mos shkohet një nga një por të shkohet me marrëveshjen e plotë gjithëpërfshirëse ku janë të gjitha temat, jo të vazhdohet një nga një, sepse është praktikë e Serbisë dhe jemi në shërbim të agjendës së Serbisë… Nëse vazhdohet me marrëveshje një nga një jemi në shërbim të agjendës serbe”, ka shtuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka thënë në Beograd …