Haradinaj për helmimin në Deçan: Situata është alarmante

14 korrik 2021 | 13:40

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve.

“Situata është pothuajse alarmante”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se ndërkohë kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin gjashtëditor në simpozium të partive të majta në Greqi.

“E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka votuar…