Haradinaj për komandant Kapuçin: Në kërkim të lirisë, ra në kufirin që nuk ekziston më
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin Mujë Krasniqi-Kapuçi, i cili ka rënë heroikisht më shumë bashkëluftëtarë para 22 vitësh.
Haradinaj ka thënë se porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi e kishte përhapur çdokund, raporton “Epoka e re”.
“Në 22-vjetorin e përjetësisë, kujtojmë̈ Heroin Mujë Krasniqi dhe dyzet bashkëluftëtarët e tij. Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë̈ dhe kujtesën e shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tone.
“Në kërkim të lirisë̈, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tonë, në ndërtimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.