Haradinaj: Për Kosovën, kryesore marrëveshja përfundimtare me Serbinë e anëtarësimi në NATO bëhet duke e ndërruar qeverinë (Video)

18 janar 2024 | 21:16

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka organizuar pritjen tradicionale të kësaj partie për fillimvit.

Në fjalën e tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Kosova ka ende punë përpara e kryesorja sipas tij është marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Mos harroni, Kosova ka ende punë përpara e kryesorja për Kosovën është për ta mbyllur një marrëveshje në dialog me Serbinë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës e në dakordim me ShBA-në dhe BE-në”.

“Kosova me u anëtarësu në NATO sa më shpejt të jetë e mundur, sepse anëtarësimi në NATO është ndihmesë për stabilitetin jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit dhe Kosova të ketë zhvillim ekonomik e qytetarët ta kenë jetën e mirë”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se të gjitha këto arritje pritet t’i arrijnë duke e ndërruar qeverinë.

“Si mendojmë ne t’i arrijmë të gjitha këto, ju lutëm mos u mërzitni. Ne mendojmë t’ia arrijmë sukseset Kosovës duke e ndërruar qeverinë. Ne po duam ndryshim në demokracinë tonë dhe shpresojmë që opozita do ta arrijë këtë ndryshim”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kosovës dhe zyrtarët amerikanë konfirmuan javën e kaluar…