Haradinaj për Kullat e Jasharajve: Do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm
Kryeministri, Ramush Haradinaj me rastin e shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Haradinaj tha se sakrifica e familjes Jashari është e pakontestueshme dhe se populli i Kosovës përulet para sakrificës së kësaj familje.
“Jemi në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kuptohet rrugë e gjatë deri në liri, sakrificë e mardhe. Jemi këtu në vendin e sakrificës në vendin e kthesës në Prekaz në varrezat e familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari. Përulemi me respekt, lavdi të rënëve për liri dhe urime Kosovë pavarësia 10-vjetori shqiptarëve ku do që janë”, tha Haradinaj.
Kur foli për gjendjen e Kullës së Jasharajve, ai tha, se do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm në kohën e duhur. Sipas tij, nuk ka as një pengesë që ky vend të mos nderohet, raporton EO.