Haradinaj për Kurtin: E kisha paralajmëruar se do t’i zhgënjejë qytetarët (Video)

27 dhjetor 2019 | 16:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse propozimi dhe për kryetar të Kuvendit dje nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë pa marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tregon për mashtrim nga ana e Albin Kurtit.

Sipas Haradinajt, nuk duhet të vendoset partneri para aktit të kryer dhe pastaj t’i kërkohet mbështetje.

Haradinaj, i cili deri në krijim të institucioneve të reja do të qëndrojë në krye të Qeverisë, ka thënë se nuk bën të zvarritet vendi, duke parë si mundësi edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Nuk është në rregull njëri partner me marrë veprim si i vetëm, me nxjerr tjetrin para aktit të kryer, e pastaj t’i kërkojë mbështetjen. Pra kjo është një marrëveshje e vullnetit, dhe nuk bëhet me zor, nuk mundesh me diktat me ja bë askujt. Unë prej fillimit kam shpreh habi në qasjen e zotit Kurti, në një lloj qasje që është më shumë diktat, ose kushtëzim ndaj partnerëve potencialë. Duhet të bëhet kujdes, të trajtohen me respekt partnerët dhe me arrit një marrëveshje të besueshme për të gjithë. Kuptohet besimi është diçka që ndërtohet, unë vet nuk kam shpreh besim në zotin Kurti se kam thënë se ai është mashtrues, dhe kam thënë që do të dalë zhgënjim për qytetarët e vendit. Për këtë nuk është se i gëzohem sepse qytetarët meritojnë suksesin dhe vendi meriton suksesin, unë nuk e kam pas një besim të tillë në zotin Kurti, tani nëse kjo që ka ndodhur dje pra është punë pa marrëveshje, flet për mashtrimin që e kam folur dikur”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kompani e drejtuar nga vajza e Bruce Lee po…