
Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO-n, pa ShBA-në dhe pa EU-n
25 shkurt 2025
| 15:05
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se Kurti na la pa NATO, pa ShBA-në dhe pa EU-n.
“Na la pa NATO, pa ShBA, pa EU. Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm. Na vendosi nën sanksione. Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik. Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin. I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe. Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë. Ky është e keqja!”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook”.