Haradinaj për letrën e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Veprim për shkak të gabimeve të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për letrën e dërguar nga Serbia në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Për këtë letër, Haradinaj ka thënë se është veprim për “shkak të gabimeve të Kosovës”.
Në këtë letër Serbia pretendon se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor.
“Serbia është e inkurajuar prej gabimeve të Kosovës, prej gabimeve të Kurtit dhe ajo shkon në një hap më tutje, pra më shumë minuse t’i quaj kështu sepse një letër e tillë Serbia me siguri e ka përgatit, nuk sjell letra e para, pra me siguri ata gjatë gjithë kohës kanë dërguar raporte gjoja se Kosova vepron kundër të drejtave të komunitetit serb apo edhe zhvillimeve tjera, pra e kemi paralajmëruar me kohë thellimin e humbjeve për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa mundësinë që të dështojë si në rastin e Këshillit të Evropës, Haradinaj ka thënë se kanë rëndësi edhe marrëdhëniet ndër fqinjësore.
“Ne nuk kemi çështje tani për tu diskutuar sepse nuk ka një proces kontraktual por p.sh ka vende skeptike dhe jo njohëse do ta shfrytëzojnë edhe pozicionin e Serbisë për shkak se ju e dini se për anëtarësim në NATO ka rendësi marrëdhëniet nder fqinjësore sikurse për marrëveshje tjera”, ka thënë Haradinaj.