Haradinaj: Për lirinë paguam çmim të lartë
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e masakrës së Belegut, ka kujtuar sot martirizimin e 49 shqiptarëve të paarmatosur në fshatin Beleg të Deçanit.
Teksti përkujtimor i tij:
Çmimi që paguam për lirinë ishte shumë i lartë.
Sot kujtojmë martirizimin e 49 shqiptarëve të paarmatosur në fshatin Beleg të Deçanit.
Kujtojmë po ashtu rënien heroike të 14 bashkëluftëtarëve nga Zona e Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës, në përballje heroike me armikun në Shishman të Bokës.
Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë janë motivim për ne, që sa më shumë ta duam Atdheun e të punojmë vazhdimisht për forcimin e tij dhe mirëqenien e qytetarëve.
Krahas këtij angazhimi, beteja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve vazhdon edhe sot, e do të vazhdojë deri kur të kthehen eshtrat e fundit në Kosovë.
Lavdi të rënëve për liri! RH