Haradinaj për masakrën në burgun e Dubravës: Një prej krimeve më makabre

22 maj 2022 | 11:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën në burgun e Dubravës.

“Për disa ditë me radhë, në javën e tretë të majit, në burgun e Dubravës ndodhi një prej krimeve më makabre që pushtuesi serb bëri kundër shqiptarëve. 22 maji 1999, gjithashtu kujtohet për dhunën e gjakatarëve, që kaploi dhe qytetin e Vushtrrisë, në tentim të zhdukjes së qenies shqiptare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara deri në detaje, askush ende nuk është gjykuar.

“Dhembja për të rënët është e madhe, e mosvendosja e drejtësisë vetëm se mban të freskëta plagët e shpirtit. Rruga deri te liria ishte e vështirë dhe me shumë sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet, e Kosova vazhdon betejën për të vërtetën. Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar në selinë e PD-së në…