Haradinaj për mediat e huaja: Hapja e çështjes së kufijve do ta destabilizojë gjithë rajonin
Në një intervistë dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore.
Ai ka thënë se dialogu i udhëhequr nga BE-ja do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit.
“Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndetë zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon”, ka thënë Haradinaj për këto media, të cilin qëndrim e ka paraqitur edhe në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/