Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve

28 mars 2025 | 23:10

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës nga ana e shtetit.

Haradinaj tha se vija e parë e sigurisë, policia, të cilën ai e quajti të jashtëzakonshme, nuk po e merr as atë që i takon minimalisht.

“Mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor. Vija e parë e sigurisë, policia jonë e jashtëzakonshme, nuk merr as atë që i takon minimalisht. Këta, në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës. Këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë për shtat vetëm atyre që janë armiq të Kosovës. Nuk kemi polici për t’i përbuzur”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një reagimi publik është…