Haradinaj: Për pesë minuta merrem vesh me Kurtin për krijimin e qeverisë

09 shkurt 2021 | 21:02

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj thotë se mund të merrej vesh për pesë minuta me liderët politikë në vend për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai thotë se përpara ia shpalos katër tema kyçe, nëse në ato jam dakord për të tjerat janë të zgjidhshme.

“Sa më përket mua muj për 5 minuta. Unë i qes katër tema kyçe, nëse në ato jam dakord për të tjerat janë të zgjidhshme. Përballja me Serbinë pa kompromis, njohja reciproke, pa kompromise në territor në rregullim të brendshëm e të tjera. Është anëtarësimi i Kosovës në NATO, në kohë optimale e nëse jo referendum për bashkim në union. Marrëdhënia bilaterale e besueshme me Amerikën pa alternativë si dhe integrimi në BE”, shpjegoi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah…