Haradinaj për raportin e DASh-it: Cenimi i fjalës së lirë dhe medieve, shqetësues
13 prill 2022
| 16:43
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (DASh) Ramush Haradinaj, ka thënë se është mjaft shqetësues raporti i Departamentit Amerikanë të Shtetit (DASh) sa i përket gjetjeve për mediat dhe fjalën e lirë, ku kritikohet qeveria Kurti.
Por, Haradinaj nuk ka parë vetëm “zi” në këtë raport e ku këtu ka përmendur punën që po bën Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Inkurajuese vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së. Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera. Qeveria t’i adresojë me urgjencë këto gjetje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.