Haradinaj për Raportin e Komisionit Evropian: Shqetësues, jemi kthyer mbrapa në marrëdhëniet me BE-në

09 nëntor 2023 | 11:29

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke i quajtur të gjeturat si shumë shqetësuese.

Sipas tij, performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe çështja e korrupsionit.

Ai sa i përket çështjes që Kosova nuk ka marrë rekomandimin për nisjen e negociatave, tha se kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në marrëdhëniet me BE-në dhe për shkak të sanksioneve.

“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaftë çështje që janë shqetësuese për vendin, dhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra performaca e qeverisjes është vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit por ka edhe shumë çështje të tjera”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova është ndëshkuar nga BE-ja.

“Kemi sanksione edhe financiare ekonomike politike. E kuptohet pra Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në, edhe ato reflektojnë në këtë raport. Fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot fjalën…