Haradinaj për seancën e opozitës: Ndërhyrje në agjendat shtetërore
04 dhjetor 2018
| 15:12
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së sotme ka thënë se Qeveria i ka kryer të gjitha detyrat e veta në procesin e liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se seanca e thirrur nga LDK-ja dhe Vetëvendosje për këtë çështjen e vizave paraqet ndërhyrje në agjendat shtetërore.
Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave është një proces i cili nuk do të vonohet, aq sa është duke u folur.