Haradinaj për Serbinë: Të disiplinohet ose masat do të rriten
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia duhet t’i ndalë veprimet e saj karshi Kosovës.
“Nuk mund edhe të dialogosh edhe të kërcënosh. Nëse na kërcënon ti edhe në të kërcënojmë. Ne po kërcënojmë me masa legjitime”, ka thënë Haradinaj, duke folur për masën ekonomike të vënë nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe, raporton “Klan Kosova”.
Haradinaj ka theksuar se nëse Serbia nuk disiplinohet, masat mund të rriten.
“E vetmja mënyrë që të normalizohet gjendja është disiplinimi i Serbisë. O kanë me u disiplinu, me u ndal – ta respektojnë ekzistencën e Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm o këto [masat] vetëm do të acarohen. Kam thënë se mund të dramatizohen marrëdhëniet Kosovë – Seri”, ka thënë Haradinaj në “Info Magazine”.
“Nuk e quaj me rrezik të sigurisë”, ka shtuar kryeministri.