Haradinaj për shkarkimin e shefit të AKI-së: Është vetëm çështje procedurale
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përkatësisht deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Ai në emisionin “Debat D Plus”, të “RTV Dukagjini”, ka thënë se nuk beson që çështja e deportimit të shtesave turq ka qenë me motive politike.
“Shumë vështirë që të parashikohet nëse ka qenë motive politike. Është bërë një lëshim lidhur me deportimin e tyre dhe për këtë janë shkarkuar”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur nëse do të vepronte njëjtë, sikur ta dinte lidhur me arrestimin e shtetasve turq, ai ka thënë se mënyra se si janë deportuar, nuk do të pranonte.
Haradinaj ka sqaruar edhe dilemën për shkarkimin ose jo të shefit të AKI-së, Driton Gashit.
“Edhe presidenti është në të njëjtin drejtim me mua për shkarkimin e shefit të AKI-së. Është vetëm çështje procedurale”, ka thënë ai.