Haradinaj për shpërthimet në Ibër e Zubin Potok: Pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë, mjaftë më me filma
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi sonte në Iber- Lepenc, shkruan Periskopi.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij nê Facebook tha se kjo tregon mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë.
“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.
Mjaft më me filma!”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë:
Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.
Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.
Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.
Mjaft më me filma!