Haradinaj për takimin në Bruksel: Kurtit do t’i vështirësohet pozicioni për shkak të masave ndëshkuese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një prononcim për “Ekonomia Online”, ka thënë se pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është i vështirë.
Sipas tij, në takimin në Bruksel, kryeministrit Albin Kurti do t’i vështirësohet pozicioni për shkak të masave ndëshkuese.
“Pozicioni i Kosovës është i vështirë për shkak të rrjedhjes së dialogut që nga koha e tabelave e deri më tani. Vetëm veprimet e guximshme e kishin ndryshuar, dorëheqja e kryetarëve, statuti i Asociacionit i propozuar nga qeveria, kthimi i Listës Serbe për t’u kthyer në institucione, ikja për t’u përballur nga realiteti po e përkeqëson gjendjen më shumë e do të na përkeqësojë gjendjen edhe më shumë pozitën ndërkombëtare edhe më shumë”.
“Po pikërisht, pozita ndërkombëtare nënkupton sanksionet e ndëshkimet që po na ndodhin edhe më tutje”, ka thënë Haradinaj.