Haradinaj për taksën kundër Serbisë: Nuk jemi për ngut

23 janar 2019 | 17:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar të mërkurën fabrikën e përpunimit dhe prodhimeve nga druri “Ukaj” në Pejë.

Gjatë kësaj vizite, ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me taksen ndaj produkteve nga Serbia. Duke u përgjigjur në këtë pyetje, Haradinaj ka thënë se nuk janë për ngut.

“Taksa është për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Marrëdhëniet tona janë pak të ndjeshme. Kam thënë që ka me u shkri bora. Besoj që do të shkrihet në të dy anët, por nuk jemi për ngut njëherë ju lutem”, është shprehur Haradinaj.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje…