Haradinaj për vendimin e qeverisë: Kosova nuk është shtet i diktaturës
23 mars 2020
| 23:46
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj vendimin e Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht e ka quajtur shkelje të rëndë të Kushtetutës.“Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta”, ka thënë ai.
“Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”, duke shtuar se Kosova nuk është shtet i diktaturës, por shtet demokratik.