Haradinaj për videon e LV-së: Kjo është kur krimineli kthehet në vendin e krimit

18 tetor 2022 | 21:47

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka publikuar pak momente më parë në lidhje me sektorin e energjisë, duke e lavdëruar veten dhe duke kritikuar qeverisjet e mëparshme.

Hardianaj, e ka kritikuar këtë video, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka penguar investimin në qymyr, raporton Klankosova.tv.

“Kjo është kthim kur krimineli kthehet në vendin e krimit. Këta kanë penguar investimin në qymyr, kanë penguar, kanë krijuar lëvizje qytetare, lëvizje politike në parlament dhe deri në ardhjen në qeveri”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Tutje, ai vlerëson se Qeveria e Kosovës po i vjedh qytetarëve paratë e buxhetit.

“Vërtet këta e kanë vetëm një shpresë sot, paren që ua kanë vjedh qytetarëve, pra paren e buxhetit që ka qenë e paraparë të shkojë te qytetarët, qoftë përmes investimeve kapitale, qoftë përmes rrugëve tjera, që buxheti që i dedikohet qytetarëve. Atë pare të vjedhur këta do ta çojnë në Serbi, pra qindra milionë euro të Kosovës, do t’i shtohen 500 milionëshit të importit të Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj videos së…