Haradinaj për Vitin e Ri viziton Merdaren
31 dhjetor 2019
| 19:47
Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, në prag të ndërrimit të motmoteve ka vizituar pikënkufitare në Merdare.
“Vizitë pikëkalimit kufitar në Merdare, në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj doganierëve, policëve dhe të gjithë të tjerëve që punojnë edhe sonte, kur ne të tjerët festojmë. Falënderoj drejtorin Bahri Berisha dhe të gjithë kolegët e tjerë nga policia e dogana që vazhdojnë të shërbejnë për qytetarët që kthehen në atdhe në këtë kohë, duke shpreh respekt për punën dhe kujdesin që e bëjnë gjatë gjithë vitit por edhe sonte në natën e ndërrimit të moteve dhe larg familjeve. Gëzuar 2020!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.