Haradinaj për vizitën e Kurtit në veri: Ka shkuar për ta mashtruar kryetarin Hetemi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurti dje në veri ka pasur qëllim që ta “mashtrojë”, kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, duke i thënë se “është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve.
Ai ka thënë se vizita e Kurtit ka pasur edhe një qëllim tjetër: dështimin e dështimeve të qeverisë.
“Tani ai po mundohet t’i mbulojë disa lëshime që po i bënë dhe për tu arsyetuar kryesisht tek votuesit e tij. Ishte rasti i tokës për Manastirin e Deçanit. Tani lëshimi tjetër ose letra e tre udhëheqësve institucionalë ishte pastër marrje e obligimit për zbatim të Asociacionit. Njëkohësisht organizmi i peticionit. Aty ku ka shkuar Kurti, po paguan pare për të shkarkuar atë, pra zotin (Lulzim) Hetemi, shumë palogjikë. Me siguri ka shkuar të mashtrojë edhe Lulzimin me i thënë është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve”, ka thënë ai, teksa ka komentuar edhe trevjetorin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente.
“Inekzistente, ne kemi vetëm një pushtet, ai është Kurti dhe të gjithë të tjerët janë staf i tij”, ka thënë ai.