Haradinaj për vrasjen në Runik të Skenderajt: Kjo qeveri do të mbahet përgjegjëse për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në vend
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ngjarjeve tragjike në vend (vrasje e plagosje me armë zjarri) që po tronditin opinionin.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Kosova është duke u përballur me sfida të shumta të sigurisë.
Ai po ashtu ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Kosovës duke thënë se ka qasje të gabuar politike e cila siç u shpreh ai po reflekton në fushën e sigurisë.
“Krahas qasjes së gabuar politike të qeverisë në veri të vendit e cila ka reflektim serioz edhe në siguri, lloje të ndryshme të krimit e sidomos ato të rënda siç janë vrasjet, lëndimet e rënda trupore, armët pa leje, prezenca e madhe e narkotikëve, janë disa nga aktivitetet e kundërligjshme të cilat po e cenojnë seriozisht jetën e qytetarëve. Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, institucionet e sigurisë kanë punuar me shumë përkushtim në avancimin e sigurisë publike duke hartuar dhe implementuar shumë strategji nacionale, plane konkrete operative të cilat mbi të gjitha kishin për qëllim parandalimin efikas të krimit dhe dukurive të ndryshme negative në shoqëri. Nga viti në vit efikasiteti i Policisë së Kosovës prekte direkt ndjenjën e sigurisë së qytetarëve duke reduktuar në masë të madhe krimin në përgjithësi, e në veçanti vrasjet dhe krimet e rënda. Qasja e gabuar e qeverisë dhe e MPB-së duke zhvendosur elementin kyç në shoqëri, sigurinë publike, brenda agjendës së saj puro politike, kanë bërë që elementet me prirje kriminale të organizohen në banda të cilat sot cenojnë të pa penguara jetën e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt: