
Haradinaj për Wisnerin: Do ta kujtojmë përherë mikun e madh të Kosovës, pati rol të madh në pavarësinë tonë
Mik të madh, të cilin do ta kujtjomë për herë, kështu ka thënë kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në shkrimin e tij ngushëllues pas vdekjes së ish-diplomatit të madh amerikan, Frank Wisner, i cili pati rol të madh në pavarësimin e Kosovës si i dërguar i presidentit të ShBA-së, George Bush, në negociatat për zgjidhjen e statutusit të Kosovës.
Shkrimi i Haradinajt në Facebook:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner.
Si Përfaqësues Special i ShBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Wisner dhe miqtë e tij. Populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-ShBA.
Pushoftë në paqe!