Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit: U jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve

15 mars 2025 | 17:56

Pas shpalljes së rezultatit pëfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ-ja, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar qytetarët për votën e dhënë kësaj partie, edhe pse ka theksuar se ka pritur rezultat më të mirë.

“Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht”.

“Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës. Kosovë, paç ditë të bardha përpara!”, ka shkruar në Facebook Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit…