Haradinaj: Përgjegjësia për formimin e institucioneve i takon Kurtit dhe LV-së
26 dhjetor 2019
| 15:09
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka arritur në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se nuk do të jetë deputetë i Kuvendit, por ka dalë në Kuvend për t’i shoqëruar deputetët e grupit parlamentar të AAK-së.
Haradinaj në një prononcim për medie, ka thënë se përgjegjësia për formimin e institucioneve i takon fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ai ka thënë se çdo vonesë për formimin e institucioneve bie mbi Albin Kurtin. “Tash e tutje koha është mbi Kurtin dhe Vetëvendosjen”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/