
Haradinaj i përgjigjet kërkesës së LDK-së për zgjedhje
04 prill 2018
| 10:59
Kryeministri i Kosovës, njëherësh lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar rreth kërkesës se Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se edhe koalicioni qeverisës e përkrah kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja.
“Për të shkuar në zgjedhje edhe Aleanca dhe koalicioni qeverisës ia jep votat nëse janë për zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj.
/Epoka e re/