Haradinaj përjashton koalicion me Kurtin pas zgjedhjeve: Jo, me asnjë çmim, as për postin e presidentit

13 janar 2025 | 22:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai tha në “Pressing” të T7 se nuk i përkrah një tjetër mandat të Kurtit në Qeveri.

“Nuk e jap asnjë përkrahje edhe një mandati të Kurtit, me çfarëdo çmimi”, ka thënë Haradinaj.

Madje, ai ka thënë se as nëse kandidohet për president nuk do të bëjë koalicion.

“Nuk kam nevojë për një punë, e kam për vend. Kanë dhënë njerëzit për këtë vend, gjendja e Kosovës është shumë e vështirë, pozita jonë. Sikur të ishim shtet anëtar i OKB-së dhe i NATO’s, përkeqësimi i qeverisë nuk do të na sillte pasoja në temelet e shtetit”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit…