Haradinaj: Përjetësisht mirënjohës Senatorit Dole që Kosovës i dha shpresë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot në Uashington senatorin dhe mikun e Kosovës, Bob Dole.
“Ndamë së bashku të arriturat e Kosovës në dhjetëvjetëshin e pavarësisë dhe biseduam për proceset e përmbylljes së shtetësisë dhe anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Një takim i jashtëzakonshëm me mikun që i qëndroi Kosovës pranë në çdo kohë. Senatori Bob Dole, zëri i fuqishëm në Senatin e SHBA-së për Kosovën, kundër shtypjes së popullit të saj dhe përkrahësi më i fuqishëm i lirisë dhe pavarësisë së vendit.Ndamë së bashku të arriturat e Kosovës në dhjetëvjetëshin e pavarësisë dhe biseduam për proceset e përmbylljes së shtetësisë dhe anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.SHBA-ja është me Kosovën në çdo hap të saj dhe jemi krenarë për miqësinë e përhershme e vlerat e përbashkëta që ndajmë. Përjetësisht mirënjohës Senatorit Dole që Kosovës i dha shpresën dhe na ndihmoi të jemi krenarë me të.